Flash News

KRYESORE

Takimi me Metën, cilën datë propozon Partia Republikane për zgjedhjet e 2021

Takimi me Metën, cilën datë propozon Partia Republikane për

Partia Republikane kërkon 18 prillin si datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, deklaroi pas takimit konsultativ me presidentit Ilir Meta, Arjan madhi, nënkryetar i PR.

“Nga PR i ofrova propozimin presidentit që kërkon të dekretohet si datë zgjedhjesh në vend data 18 prill, si data më e afërt dhe duke vlerësuar mungesën e gjatë të legjitimitetit të parlamentit shqiptar dhe institucioneve, për të cilat opinioni është i ndërgjegjshëm dhe kërkon me insistim që duhet të sillet ndryshimi politik që do garantojë zhvillimin normal.

Reforma Zgjedhore që u bazua mbi marrëveshjen e 5 qershorit e hartuar edhe nga ndërkombëtarët, besoj se kjo arritje qëllimi e me një reformë të tillë do garantohen zgjedhjet e lira e të ndershme”,  u shpreh Madhi.

Të fundit