Flash News

KRYESORE

Takimi me ministrat dhe banorët për urbanistikën, tension në Himarë

Ende nuk ka nisur takimi  i paralajmëruar se do të ndodhte këtë të premte mes ministrave  Damjan Gjiknuri dhe Mirela Kumbaro me banorët e zonës së Himarës të cilët do të preken nga plani urbanistik në këtë qytet.

Emrat e banorëve pjesëmarrës në këtë takim janë të përcaktuar në një listë, dhe askush që nuk preket nga ky projekt nuk do të jetë i pranishëm. Me sa duket kjo i ka revoltuar banorët të cilët kanë kërkuar të jenë prezentë. Bëhet e ditur se në vendin e takimit ka forca të shumta policie dhe me dhjetëra banorë të zonës, ndërsa ministrat akoma nuk kanë ardhur.

Sipas ministrave ky do të jetë takimi i fundit mes qeverisë dhe banorëve të zonës.

 

Të fundit