Flash News

KRYESORE

Takimi me opozitën parlamentare për Zgjedhoren, Rama: Nuk gjetëm dakordësi, dëgjova akuza për tentativa blerjeje!

Takimi me opozitën parlamentare për Zgjedhoren, Rama: Nuk gjetëm

Kryeministri Rama pas përfundimit të takimit me deputetët e opozitës parlamentare, ka thënë për mediat se ata ndihen të fyer nga liderët e partive që i sollën në Kuvend.

Rama njoftoi se nuk u arrit dakordësia për reformën zgjedhore.

“Nuk gjetëm dakordësi. Jo i kuptoj se ndihen të përjashtuar e të fyer për faktin se janë denigruar e fyer sistematikisht nga ata që i kanë sjellë në parlament me firmat e tyre. Gjenden përballë një nevoje që  e quajnë të padenjë. Ajo që ka rëndësi është të vazhdojmë të diskutojmë. Më vjen keq për tentativat për blerje apo influence mbi deputetët. Akuzat ishin në bllok pë rata që janë jashtë. Ne duam që opozita parlamentare të kuptojë që jemi palë me atë marrëveshje”, tha Rama.

Gazetarët: Ju bindët Bashën, por nuk bindët Murrizin

Rama: Bashës i thashë bëj si të duash. Po i thashë dhe Murrizit bëj si të duash…

Të fundit