Flash News

KRYESORE

Takimi me Putin, Vuçiç: Serbia e gatshme të bëjë kompromis me Kosovën, por nuk do pranojë të poshtërohet

Takimi me Putin, Vuçiç: Serbia e gatshme të bëjë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pas takimit që ai zhvilloi ditën e sotme me homologun e tij rus, Vladimir Putin, është shprehur se pa  Rusinë dhe pa pëlqimin e Moskës është e pamundur të arrihet një zgjidhje për Kosovën.

“Ia thashë edhe Putinit se, pa Rusinë dhe pa pëlqimin e Moskës është pamundur të arrihet çfarëdo zgjidhje për Kosovë”, ka thënë ai.

Vuçiç gjithashtu ka theksuar se Rusia do të monitorojë përmbajtjen e bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Rusia në këtë drejtim do të monitorojë përmbajtjen e bisedimeve tona dhe me kohë do të reagojë në një mënyrë të caktuar, që nuk do të thotë negociata të drejtpërdrejta, sepse ato zhvillohen nën patronazhin e BE-së”, ka vijuar Vuçiç.

Mes të tjerash presidenti serb tha se Serbia është e gatshme që të bëjë kompromis me shqiptarët e Kosovës, por sipas tij nuk do të pranojë të poshtërohet nga rrënimi i të drejtës ndërkombëtare.

“E përsërita disa herë se Serbia është e gatshme të bëjë kompromis me shqiptarët e Kosovës, por nuk është, dhe kurrë nuk do të jetë e gatshme të pranojnë poshtërimin e saj dhe rrënimin e plotë të së drejtës ndërkombëtare. Ne këtu nuk jemi paraqitur në mënyrë që ta kërcënojmë dikë. E kemi lutur Putinin që si një nga vendet më të rëndësishme dhe më të fuqishme në OKB dhe organizata të tjera të na ndihmojë në zgjidhjen e problemit të Kosovës”, tha Vuçiç.

Të fundit