Flash News

KRYESORE

Takimi me Raporteren e PE, Pollo: Zgjedhjet e parakohshme, rruga e vetme për të rivendosur normalitetin kushtetues  

Takimi me Raporteren e PE, Pollo: Zgjedhjet e parakohshme, rruga e vetme

Ish deputeti i PD, Genc Pollo tha se rruga e vetme për të kthyer normalitetin në vend janë zgjedhje e parakohshme.

Deklarata e tij erdhi pas takimit me Raporteren e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Isabel Santos.

“Rruga e vetme për të rivendosur normalitetin kushtetues, politik dhe demokratik në vend  janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe të parakohshme. Opozita po bën pjesën e saj për këtë restaurim të demokracisë, që është një nga kushtet e Gjermanisë dhe së shpejti BE kur të hapen negociatat. Është pengesa e mazhorancës që përbën problem për Shqipërinë dhe problem për hapjen e negociatave”, tha Polla.

Pjesë e takimit ishte edhe Klajda Gjosha, nga LSI, e cila i ka përcjellë përmes reporteres një një kërkesë të drejtpërdrejtë mazhorancës, që sipas saj nuk duhet të sabotojë dhe të minojë në asnjë moment Reformën Zgjedhore që është hapi i parë për të plotësuar dhe një nga kushtet e Bundestagut

“Më vjen shumë keq që për të minuar Reformën Zgjedhore mazhoranca përdor taktika të ndryshme duke sabotuar në të njëjtën kohë Reformën në Drejtësi, duke ulur kështu besimin tek Reforma në Drejtësi me manipulime nga më të ndryshme, të cilat i kemi parë gjatë ditëve të fundit dhe duke minuar në të gjitha mënyrat Gjykatën Kushtetuese që është dhe thelbi kushtetues i këtij vendi, por është dhe dera e vetme jo vetëm për politikanët, por mbi të gjitha për qytetarët shqiptar.

Ndaj dhe në të gjitha mënyrat duhet gjendur zgjidhja për të hequr dorë më radhë të parë nga minimi i Reformës Zgjedhore dhe për mua data 15 mars është shumë vonë”, tha Gjosha.

Të fundit