Flash News

KRYESORE

Takimi me Sorosin, Nano: Është bamirës. Politikanët tanë janë më të pasur

Takimi me Sorosin, Nano: Është bamirës. Politikanët

Gazetari Mustafa Nano është berë pjesë e debatit lidhur me ndikimin e George Sorosit në politikën shqiptare, sidomos pas kritikave te presidentit Ilir Meta. Analisti në monologun e përjavshëm në emisionin e tij ‘Provokacija’, është shprehur se Soros ka ndihmuar në zhvillimin e vendit dhe se fondacioni i tij, eshte bamires.

“Unë mendoj se Sorosi nuk ka lidhje me Shqipërinë. Sorosi thjesht ka qenë një bamirës për Shqipërinë. Nuk ka asnjë lloj interesi në Shqipëri. Nëse Shqipëria është kjo që është sot nuk është për faj të Sorosit. Në qoftë se Shqipëria është kjo që është sot, është për faj të ca njerëzve, të cilët një dorë e tyre bën vaki të kenë para më shumë se sa paratë që ka derdhur Sorosi në Shqipëri. Është e sigurtë që ka një dorë njerëzish në Shqipëri, politikanë të rëndësishëm që kanë para më shumë se sa Soros ka hedhur në Shqipëri gjatë këtyre 20 viteve të fundit”, tha Nano.

Nano shtoi se është ndër shqiptarët që e ka takuar vetë Sorosin, pasi ka qenë anëtar i bordit të fondacionit të tij në Shqipëri.

“E dini ju që unë i kam dhënë dorën George Sorosit? Ka ndodhur shumë vite më parë, ndoshta 10 vite më parë. Nuk është ndonjë gjë e çuditshme, ka shumë njerëz në Shqipëri që i kanë dhënë dorën George Sorosit sepse ai ka ardhur më shumë se një herë këtu dhe është takuar me shumë njerëz, sidomos me anëtarë të bordit Soros, një nga të cilët isha dhe unë atëherë kur erdhi George Soros. E filloj këtë monolog duke pranuar që kam qenë anëtar i fondacionit Soros për një periudhë të caktuar. Puna ime konsistonte në faktin që bashkë me ca të tjerë merrnim ca vendime për të shpërndarë ca para që ishin të porosit në lidhje me disa projekte të ndryshme, në ndihmë të popullsisë rome, në ndihmë të shkollave, në ndihmë të mediave, në ndihmë të sistemit të drejtësisë edhe në ndihmë të sektorëve të tjerë të botës shqiptare. Ishin para në nivelin e mijëra eurove”, sqaroi Nano.

Të fundit