Flash News

KRYESORE

Takimi me ‘veteranët’ e PS ’92-‘96, Namik Dokle tregon pse u mblodhën, përmend edhe Ermelinda Meksin  

Takimi me ‘veteranët’ e PS ’92-‘96, Namik Dokle

Dy ditë më parë, deputetët socialistë të viteve 1992- 1996 u mblodhën në një restorant në periferi të Tiranës, por pavarësisht se foto e tyre u komentua gjerësisht në mediat onaline, asgjë nuk u fol për arsyen pse u mblodhën.

Një prej pjesëmarrësve në këtë takim, ish-deputeti Namik Dokle tregon përmes një statusi në rrjetet sociale se cili ishte motivi i këtij takimi.

Sipas tij, ata u mblodhën për nostalgji e për t’u përshëndetur me njëri-tjetrin.

“Grupi i parë parlamentar i Partisë Socialiste

( 1992- 1996)

Thonë që kemi qenë grupi më i mirë...

Thonë që ishim idealiste e të vendosur...

Thonë që ishim të kulturuar dhe të mençur...

Thonë që ishim shkollë e opozitarizmit...

Por ne nuk u mblodhëm për të përsëritur këto fjalë. Ne u mblodhëm thjeshte për t’u çmallur me njeri-tjetrin, për të përshëndetur ata, që për arsye të ndryshme nuk mund të vinin (veçmas shoqen tonë Ermelinda Meksi) dhe për të kujtuar shtatë kolegët që nuk janë më midis nesh.

Jam krenar që isha kryetar i këtij grupi.

Të fundit