Flash News

KRYESORE

Takimi me Vuçiç në SHBA, Thaçi: Premtuan qindra milionë, Trump ka vëmendje të shtuar

Takimi me Vuçiç në SHBA, Thaçi: Premtuan qindra

Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zhvilloi një sërë takimesh në Kongres dhe Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë sot në një konferencë për media

Thaçi ka thënë se takimet që kanë mbajtur në Shtetet e Bashkuara janë të rëndësishme për Kosovën në këtë fazë të konsolidimit të shtetit.

Ai i mori një nga një të gjitha  takimet dhe tha se është shumë e rëndësishme vëmendja e shtuar e  SHBA-ve në lidhje me procesin e gjetjes së një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Jemi thirrur nga Shtëpia e Bardhë, nga ambasadori Grenell, për takimin e radhës. Me ftesë të z. Grenell dhe në prezencë të z.O’Brien jam takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ky takim është i rëndësishëm për disa arsye, shënon rikthimin e fuqishëm të SHBA-së në procesin e kërkimit të arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi. Ne kemi në Kosovë pa dallim mediat, institucionet, partitë, shoqëria civile, media kanë kërkuar prezencën amerikane në proces. Gjithashtu, që Ëashingtoni të marrë një rol bosht në këtë rrethanë.

Është një sukses historik, takimi shënon gatishmëri për të vazhduar procesin pas një shtangimi prej një viti e më tepër. Takimi e lehtëson apo mund të bëjë më të afërt arritjen e një marrëveshje. Si Kosovë kemi fituar lirin edhe pavarësinë e Kosovës, me sakrifica dhe mundim.

Ka mbetur të bëhet edhe hapi i fundit, ky është anëtarësimi në organizatën e Kombeve të Bashkuara”, tha Thaçi.

Presidenti i Kosovës tha se ka marrë nga SHBA premtimin se Kosova do të përfitonte qindra milionë dollarë nëse një marrëveshje arrihej. Sipas tij është e domosdoshme që politika kosovare të flasë me një zë në të gjithë këtë proces.

Të fundit