Flash News

KRYESORE

Takimi Merkel-Rama/ Njoftimi i Kancelarisë gjermane: Data kur Bundestagu do vendosë për negociatat

Takimi Merkel-Rama/ Njoftimi i Kancelarisë gjermane: Data kur Bundestagu do

Pas takimit të sotëm të kryeministrit Edi Rama me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Komitetin e Çështjeve Evropiane të Bundestagut, ka reaguar Kancelaria gjermane.

Nëpërmjet një njoftimi, Kancelaria deklaron se takimi Merkel-Rama kishte në sfond marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, si dhe çështjet e politikës europiane.

Për sa i përket çështjes së negociatave, Kancelaria Gjermane njofton se Bundestagu do të vendosë për këtë në fund të shtatorit.

Kujtojmë se qëllimi i vizitës së Ramës ka qenë integrimi dhe vendimi që Gjermania pritet të kristalizojë për Shqipërinë në prag të mbledhjes së tetorit për çeljen ose jo të negociatave.

Të fundit