Flash News

KRYESORE

Takimi mes Trump dhe Kim Jong, Basha: Hapja e këtij procesi paqeje përbën një sukses historik

Takimi mes Trump dhe Kim Jong, Basha: Hapja e këtij procesi paqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përshëndetur takimin mes Presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un. Nënshkrimi i deklaratës së përbashkët dhe nisja e procesit të paqes dhe denuklearizimit të Gadishullit Korean, shprehet Basha, është një ngjarje e një rëndësie madhore për paqen dhe sigurinë në botë.

“Hapja e këtij procesi paqeje dhe çarmatimi në rajonin e një ndër konflikteve më të mëdha, të gjata e të përgjakura të globit përbën një sukses historik të jashtëzakonshëm të presidentit të SHBA, Donald J. Trump.

Presidenti i SHBA demonstroi para mbarë botës se civilizuar se forca e paqes dhe e diplomacisë është e pathyeshme kur udhëhiqet nga besimi i vendosur dhe veprimi i guximshëm.

Në emër të Partisë Demokratike përshëndes SHBA dhe presidentin Trump për këtë arritje të përmasave globale, me vlera themelore për zhvillimet ndërkombëtare botërore”, shkruan Basha në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës

Takimi midis Presidentit te SHBA Donald J. Trump dhe Kryetarit te Korese se Veriut Kim Jong Un, nënshkrimi i deklarates se perbashket dhe nisja e procesit te paqes dhe denuklearizimit te Gadishullit Korean eshte nje ngjarje e nje rendesie madhore per paqen dhe sigurine ne bote.

Hapja e ketij procesi paqeje dhe carmatimi ne rajonin e nje nder konflikteve me te medha, te gjata e te pergjakura te globit perben nje sukses historik te jashtezakonshem te presidentit te SHBA, Donald J. Trump.

Presidenti i SHBA demonstroi para mbare botes se civilizuar se forca e paqes dhe e diplomacise eshte e pathyeshme kur udhehiqet nga besimi i vendosur dhe veprimi i guximshem.

Ne emer të Partise Demokratike pershendes SHBA dhe presidentin Trump per kete arritje te permasave globale, me vlera themelore per zhvillimet nderkombetare boterore.

Partia Demokratike dhe une jemi krenare dhe totalisht te perkushtuar ne aleancen e vlerave atlantike dhe partneritetin strategjik me SHBA nen lidershipin e presidentit Trump, si partneritet jetik dhe i pazevendesueshem per ndertimin e nje bote me te sigurte, ne paqe, te lire dhe demokratike.

Të fundit