Flash News

KRYESORE

Takimi Ministrave të Mbrojtjes, Xhaçka: Gjatë kohës që Shqipëria do kryesojë A-5-ën të gjithë duhet të mirëpresim Kosovën

Takimi Ministrave të Mbrojtjes, Xhaçka: Gjatë kohës

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ishte e pranishme në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të Kartës së Adriatikut (Shqipëri, Kroaci, Mali i Zi, Maqedoni dhe Bosnje - Hercegovinë) dhe SHBA, i cili u mbajt në Budva.

Shqipëria, përmes Ministrisë së Mbrojtjes do të marrë kryesimin e A-5, pas më pak se dy muajsh.

Ministrja Xhaçka, në cilësinë e mikpritëses së takimit të ardhshëm në Tiranë, i ftoi homologet e vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut, që të mbështesin nismën e Shqipërisë, për t'i hapur dyert për vende të tjera që aspirojnë të jenë pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut, duke ju referuar Kosovës.

"Ka ardhur koha që përpara se t’i kërkojmë NATO të hapë dyert e veta, duhet të tregojmë se jemi të gatshëm të hapim dyert për njeri – tjetrin, pikërisht këtu në shtëpinë tonë. A-5 duhet të bëhet A-6 dhe vitin e ardhshëm, gjatë të cilit Shqipëria do të kryesojë A-5, të gjithë duhet të mirëpresim Kosovën për t’u bërë pjesë e kësaj iniciative, pararendëse për integrimin e rajonit në NATO”, deklaroi ministrja Xhaçka gjatë takimit.

Të fundit