Flash News

KRYESORE

Takimi në Rinas, Basha shpërfill Vlahutin, si reagon ambasadorja e BE-së

Kryetari demokrat Lulzim Basha ka zhvilluar një takim të paplanifikuar me përfaqësuesen e lartë të BE-së Frederica Mogherinin në Rinas.

E pranishme në takim ishte dhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin. Por ajo që vihet re gjatë takimit ishte mopërfillja e kryedemokratit Basha ndaj Vlahutin dhe indiferenca e kësaj të fundit ndaj kreut të PD-së.

Në momentin që janë ulur për të biseduar, teksa Basha flet me Mogherini, Vlahutin merr celularin dhe përqendrohet aty. Raportet e Bashës dhe të Vlahutin duket se janë akoma të tensionuara.

Kujtojmë që në bazë të agjendës, Basha dhe Mogherini duhej të takoheshin në orën 12:00, por zyrtarja e lartë e BE-së u prit nga Paloka pasi kryedemokrati ndodhej në Gjermani.

Të fundit