Flash News

KRYESORE

Takimi në Shkup, kryeministri grek: Të ndërtojmë ura në vend të mureve

Takimi në Shkup, kryeministri grek: Të ndërtojmë ura në

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka pritur sot në një vizitë zyrtare homologun e tij nga Greqia, Alexis Tsipras para ndërtesës së qeverisë në Shkup. Kjo ishte vizita e parë pas afër 3 dekadave që një zyrtar i lartë i Greqisë realizoi vizitë në Shkup.

Gjatë konferencës së përbashkët, kryeministri grek Tsipras e ka cilësuar si historike vizitën e tij në Shkup.

“Vizita jonë këtu dhe ky takim, paraqet hap historik përpara, për Ballkanin dhe për Europën. Jemi këtu për të gjetur zgjidhje që të shohim përpara (kah e ardhmja), të ndërtojmë ura në vend të mureve. Ky vizion është kyç për Europën dhe Ballkanin”, ka theksuar Alexis Tsipras.

Në të njëjtën vijë ka qenë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“Nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës, po nënshkruajmë historinë. Greqia ishte e para që nënshkroi protokollin. Gjatë këtyre ditëve Tsipras ka bërë apel për anëtarësimin e vendit tonë në NATO”, tha Zaev.

Të fundit