Flash News

KRYESORE

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, ambasadori Kosnett: Shkëmbimi i territoreve s’ka qenë asnjëherë qëllim i administratës Trump

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, ambasadori Kosnett:

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett deklaron se shkëmbimi i territoreve  nuk është ide e ndjekur nga SHBA dhe nuk ka qenë asnjëherë qëllim i administratës Trump.

Duke komentuar takimin e pritshëm të 27 qershorit në Washingtonit në Klan Kosova, ambasadori tha se ky moment është mjaft i rëndësishëm në rrugën drejt dialogut.

“E para, unë pres spekulime të vazhdueshme deri në fillimin e takimit të shtunën, por edhe pas takimit. Por ashtu, siç e ka shpjeguar edhe kolegu im, ambasadori Grenell, ne presim që fokusi i këtij takimi të jetë në bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nga i cili do të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, por edhe rajoni. Ne shpesh kemi thënë se mendojmë se është e rëndësishme që fokusi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të jetë ajo se çfarë përfitojnë qytetarët e zakonshëm”, tha ambasadori, teksa shtoi se e kanë bërë të qartë që Shtetet e Bashkuara, nuk e kanë ndjekur idenë e shkëmbimit të territoreve,

“Ne kemi thënë shumë herë se SHBA-ja  nuk po e ndjek idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe unë e kam thënë këtë shumë herë”.

“Çfarëdo marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të ketë mbështetjen e gjerë të qytetarëve të të dyja vendeve dhe është e qartë, e kam thënë edhe më parë, që ka shumë pak interes në Kosovë për shkëmbim të territoreve, dhe ambasadori Grenell e ka bërë shumë të qartë që kjo nuk është ide e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk ka qenë asnjëherë qëllim i administratës Trump”, tha Kosnett.

Të fundit