Flash News

KRYESORE

Takimi në Stamboll, Thaçi zbulon çfarë diskutoi me Erdogan: Turqia, partnere strategjike e Kosovës!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas takimit të sotëm në Stamboll me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Thaçi shprehet mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë që i bëri Erdogan, duke shtuar se palëve është zhvilluar një bisedë produktive.

“Mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe për bisedën produktive për të gjitha çështjet me interes të përbashkët, përfshirë bashkëpunimin dypalësh, çështjet rajonale dhe globale. Turqia është një partnere strategjike, e cila ka mbështetur forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës”, shkruan Thaçi.

Kujtojmë se, në takimin e sotëm të zhvilluar në rezidencën presidenciale Vahdettin në Stamboll ishte prezent edhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli. Ndërkaq, ky është udhëtimi i parë zyrtar jashtë shtetit për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që pas akt-akuzës së ngritur nga Gjykata Speciale ndaj tij në qershor të këtij viti.

Të fundit