Flash News

KRYESORE

Takimi për Zgjedhoren, Soreca dhe ambasadori britanik në të njëjtën linjë: Sot u bë punë e mire, të mos e shpërdorojmë për të mirën e shqiptarëve

Takimi për Zgjedhoren, Soreca dhe ambasadori britanik në të

Në përfundim të mbledhjes për reformën zgjedhore, ambasadori i BE në Shqipëri, Luiggi Soreca tha se sot ka qenë një ditë e mirë pune dhe është bërë progres, i cili nuk duhet çuar dëm, pasi kjo që po bëhet është për të mirën e shqiptarëve she Shqipërisë.

Në të njejtën linjë ishte edhe ambasadori britanik, Doncan Norman i cili tha se miratimi i kësaj reforme është një hap para për anëtarësimin në BE.

Soreca: Të vazhdojë qasja konstruktive edhe nesër. Kemi pasur një ditë shumë të mirë pune. Ne kemi bashkërenduar punën e anëtarëve të këshillit Politik. Për BE është e rëndësishme që të përmbushen kushtet dhe të nisin anëtarësimin sa më shpejt. Dua të falënderoj palët që mbajnë qasje konstuktive që treguan sot e uroj që dhe nesër të vazhdojnë me këtë qasje konstruktive.

Norman: Sot është bërë një përpaqrim i mirë. Por mbetet më shumë punë për t'u bërë, është thelbësore që këtë punë ta mbarojmë nesër, jo vetëm që shqiptarët të vazhdojë punën drejt anëtarësimit BE-së, por që votuesit shqiptarë të ketë votime më të mira zgjedhjet e ardhshme.

Të fundit