Flash News

KRYESORE

Takimi sekret i kreut të CIA-s në Korenë e Veriut, e konfirmon Donald Trump: Shkoi shumë mirë!

Takimi sekret i kreut të CIA-s në Korenë e Veriut, e konfirmon

Një ditë pas aludimeve në media se kreu i CIA-s, Mike Pompeo ka kryer një takim të fshehtë në Korenë e Veriut, reagon presidenti i SHBA Donald Trump dhe e konfirmon si lajm të vërtetë.

Përmes një reagimi në twitter, Trump tregon më shumë detaje rreth takimit në Phenian me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un.

“Takimi shkoi shumë mirë dhe u krijua një marrëdhënie e mirë. Hollësitë e Samitit janë duke u përpunuar. Çnuklearizimi do të jetë një gjë e mirë për botën, por edhe për Korenë e Veriut!”, shkruan Donald Trump në twitter.

The Washington Post, e cila e njoftoi e para takimin mes Pompeo dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, tha se shefi i CIA-së ishte në Phenian gjatë fundjavës së Pashkëve,  lidhur me takimin e përfolur që pritet të zhvillohet mes Trump dhe liderit Kim Jong-Un.

 

 

 

 

 

Të fundit