Flash News

KRYESORE

Takimi Thaçi-Vuçiç në Bruksel, Mogherini kërkon themelimin e asociacionit serb dhe zhbllokimin e interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri

Takimi Thaçi-Vuçiç në Bruksel, Mogherini kërkon

Presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç, janë takuar dje në Bruksel në prani të Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

“Ata diskutuan më tej, në kuadër të fazës së re të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, përgatitjet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve. Ata shqyrtuan përparimin e bërë në zbatimin e marrëveshjeve të kaluara, në dritën e seancave të fundit të punës të mbajtura në Bruksel”, thuhet në reagimin e zyrës së Mogherinit.

Përfaqësuesja e Lartë theksoi rëndësinë që BE i jep zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve ekzistuese dhe theksoi në veçanti nevojën urgjente për të filluar me themelimin e Asociacionit/Komunitetit të komunave me shumicë serbe, Marrëveshjen e Energjisë (që zhbllokon edhe interkonjeksionin Kosovë-Shqipëri) dhe të vazhdojë me përfundimin e urës në Mitrovicë.

Më pas Mogherini ka përshëndetur angazhimin e vazhdueshëm të të dy presidentëve për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe kujton se përparimi i të dy vendeve në agjendat e integrimit të tyre në BE është i lidhur fort me progresin në Dialog.

Të fundit