Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ralf Gjoni
Është e qartë se takimi Trump-Putin sapo ka hedhur themelet e një ‘rendi të ri botëror’, të udhëhequr tërësisht prej interesave pragmatiste të Fuqive të mëdha, dhe ekzekutuar me mjeshtërinë gangsteriale të një kaubojsi me armë në brez. Eshtë një skenar teatral që i ngjan më tepër filmave Western se sa politikës së jashtme. Me politikën e re botërore, jo vetëm Shqipëria, por shqiptarët si komb, dalin të humbur e të dobësuar, njëlloj siç dolën prej Konferencës së Jaltës në 1945.
Presidenti Trump është një president anti-konvencional, kontroversial në kulm, i zjarrtë, instiktiv e imponues, i cili me deklaratat e tij spontane e të papritura po tejkalon imagjinatën e shumicës së analistëve të marrëdhënieve ndërkombëtare, dhe po lë me gojë hapur politikanët kryesorë të vendeve të aleancës perëndimore.
Brenda një jave në dheun evropian, Trump provokoi tërmet në Samitin e NATO-s duke kërcënuar me tërheqjen e SHBA prej Aleancës më të fortë ushtarake në botë. U shpreh se mes NATO-s, Britanisë dhe Rusisë, takimi me Putin mund të ishte më i lehti. Ofendoi Kryeministren britanike, Tereza May, në shtëpinë e saj, duke sugjeruar se plani i saj për Brexit nuk do të funksiononte dhe se Sekretari i Jashtëm i sapo-dorëhequr, Boris Johnson, mund të ishte një Kryeministër shumë i mirë për britanikët. Gjithashtu, theu të paktën dy protokolle mbretërore ndaj Mbretëreshës Elizabeth II. Më pas, një ditë përpara takimit me Presidentin rus, Putin, e quan Bashkimin Evropian një armik publik të Shteteve të Bashkuara.
Për të mos u futur në detaje të tjera të bëmave globale të Presidentit amerikan, është e qartë se Trump ndjehet më rehat me Kim Jong-un dhe Putin-in se sa me politikanët përfaqësues të Kanadasë, Gjermanisë, Francës, Britanisë dhe teknokratët e Brukselit, të cilët, ne në këtë katundin tonë shqiptar i duam kaq fort.
Trump e luan politikën sikur të ishte një arenë boksi biznesi, ku nuk ka partnerë, por vetëm konkurrentë, ku të drejtat e njeriut apo vlerat demokratike perëndimore janë vetëm fabula librash, e për rrjedhojë si bishë e fortë biznesi, Presidenti i ri amerikan nuk beson tek aleancat, por tek lufta e ashpër për terren e fitim të një-anshëm. Për hir të së vërtetës, Trump i ka qëndruar besnik sloganit të tij të sinqertë të fushatës elektorale “America First”, ku interesat e pastra komerciale amerikane prevalojnë mbi çdo të drejtë ndërkombëtare apo komb tjetër.
Në këtë kontekst, rendi botëror i pasluftës, një krijim thellësisht amerikan, ndërtuar mbi aleancën e kombeve perëndimore dhe mbi përhapjen e vlerave demokratike në botë si standard qeverisës – ka rënë.
Dhe kjo, për amerikanët apo për vetë rrethin komercial e politik të familjes Trump, nuk është aspak negative. Trump, me të drejtë, po i shërben maksimalisht dhe pamëshirshmërisht interesave pragmatike e strategjike të Shteteve të Bashkuara, duke e pozicionuar vendin e tij, jo më si një fuqi demokratike me barrën për të nxitur demokracinë e mirëqenien në botë, por si më të fortin e lagjes, si një gangster me të cilin as nuk duhet të të shkojë ndër mend të përballesh.
Ndaj dhe popullariteti i tij në SHBA ka arritur maja historike, sepse votuesit amerikanë, pavarësisht rolit të padiskutueshëm global të vendit të tyre gjatë këtyre 70 viteve, nuk e njohin botën dhe as të mirat që ajo i sjell ekonomisë amerikane.
Në këtë kontekst, Trump beson se shkundja e themeleve të OKB, e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s e pozicionojnë Washington-in në avantazh me vendet e tjera, ndërkohë që rrisin popullaritetin e tij brenda territorit amerikan. Këtu ka të drejtë, sepse vepron me logjikën e një afaristi të egër që mendon vetëm për fitimin dhe aspak për produktin që tregton.
Në këto terma u zhvillua edhe Samiti mes Presidentëve Trump dhe Putin, si dy të fortë të lagjeve respektive të cilët i dhanë dorën njëri-tjetrit për të mbrojtur interesat e tyre komerciale. Ky takim, që më tepër i shërbeu Rusisë se sa SHBA, ka tërbuar shumë kongresmenë e senatorë në Ëashington, të cilët e kanë cilësuar Samitin si të turpshëm e tradhti kombëtare.
Në fakt, përmbajtja e takimit dhe ‘dashuria’ e re Trump-Putin, sugjeron se ky takim i ngjan më tepër një Jalte të dytë, pas të cilit fshihet ‘rendi i ri botëror’ që do vulosë fatet e shumë kombeve për një periudhë të konsiderueshme kohore.
Konferenca për shtyp Trump-Putin rikonfirmoi vullnetin e të dy vendeve për të negociuar pragmatikisht e mbi baza komerciale, si dy konkurrentë të denjë globalë, dhe si dy fuqi të padiskutueshme bërthamore në botë.
Në mes të këtyre negociatave komerciale e bërthamore, dhe njëlloj si Jalta e parë (e cila si për ironi të historisë ndodhet në Krime), Shqipëria e shqiptarët si komb do marxhinalizohen e do injorohen gjithnjë e më tej, nëse ata vetë nuk bëjnë diçka për veten.
Është më se e qartë se SHBA ka vite që e ka humbur interesin ndaj Ballkanit, duke ia deleguar ndjekjen e aferave politike e diplomatike të vendeve si Shqipëria apo Kosova, nivelit ambasadorial. Përqasja amerikane ndaj Shqipërisë filloi të ndryshojë pas Presidencës së Bush Junior kur Shqipëria, në sirtarët e Departamentit të Shtetit, e ndryshoi statusin nga një aleat strategjik i amerikanëve në rajon, në një vend kandidat për BE. Prioriteti i ri i politikës së jashtme amerikane gjatë presidencës Obama ishte mbështetja e integrimit evropian të Shqipërisë, që de-fakto do të thoshte shkëputje graduale të SHBA nga rajoni.
Takimi Trump-Putin, i cili vjen pas një antagonizmi të ashpër të Washington-it ndaj Bashkimit Evropian, është lajm i keq për Shqipërinë, për Kosovën e për të gjithë shqiptarët, të cilët duan të integrohen në një entitet problematik për Washington-in, siç është BE.
Sikur të mos mjaftonte kjo, shkëmbimet politike e komerciale mes Trumpit dhe Putinit, ku të dy do japin diçka që të marrin diçka tjetër, mund të rezultojnë në një largim definitiv të SHBA nga rajoni i Ballkanit, i cili as që nuk hyn në interesat ekonomike apo strategjike të të dy vendeve, pavarësisht fabulave ballkanike që ne i tregojmë njëri-tjetrit.
Ndaj në këtë kontekst të ri, shqiptarët, si një popull demografikisht në rënie e provincial në çdo kuptim të termit, duhet të mendojnë për interesat e tyre pragmatike ekonomike për të ridefinuar aleancat e së ardhmes.
Tashmë që BE na e tha qartazi se nuk na e kanë ngenë, e pas skandaleve të njëpasnjëshme të teknokratëve pijanecë e qeflinj evropianë, politika e jashtme shqiptare duhet të fillojë të ndërtojë aleanca specifike me natyrë bilaterale, për t’iu përgjigjur nevojave imediate investuese në vend, sepse potencialet nuk mungojnë. Serbia ka vite që po e aplikon këtë strategji, dhe me shumë sukses.
Ndaj dhe sfida kryesore e politikës së jashtme shqiptare sot mbetet largimi prej përrallave me integrim e aleanca strategjike, dhe orientimi i interesave tona kombëtare thellësisht drejt interesave investuese që gjenerojnë punësim e mirëqenie për ata pak milionë që do mbesin këndej nga anët tona. Thënë shkurt me fjalët e Bill Clinton-it, “It’s the Economy Stupid”.
Ndryshe kombi shqiptar do vetëmbytet mes eposit ballkanik ose do përfundojë duke i ndërruar pelenat ndonjë plaku gjerman...
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38