Flash News

KRYESORE

Takoi Lleshajn e Gjonajn, ministri holandez: Bandat shqiptare të kokainës rrezik për shtetin tonë

Takoi Lleshajn e Gjonajn, ministri holandez: Bandat shqiptare të

Ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë në Holandë Ferdinand Grapperhaus pas vizitës rreth një javë më parë në Tiranë, në një prononcim për mediat holandeze është shprehur se bandat shqiptare të drogës përbëjnë rrezik për shtetin e tyre.

 “Bandat shqiptare po fitojnë gjithnjë e më shumë pushtet. Kriminelët shqiptarë punojnë në mënyrë të organizuar, janë kthyer në partner të besueshëm dhe për kriminelë të vendeve të tjera.

Bandat shqiptare të kokainës aktive nga Amerika e Jugut deri në Limburg. Kokaina hyn nga shqiptarët përmes portit të Roteradmit. Shqipëria duhet të mendojë seriozisht për zgjidhjen e problemit”, është shprehur Grapperhaus.

Për këtë deklaratë të Grapperhaus ka reaguar dhe Edi Paloka i cili në një reagim në Facebook shkruan:

“Pas takimit me Lleshin ne Tirane , qeveria shpalli se ministri hollandez kishte denuar djegien e mandateve nga opozita, duke e paraqitur takimin e dy ministrave si pozitiv per qeverine. Ja dhe nje here arsyeja e vertete pse ishte ne Tirane ministri hollandez dhe pse u therrit ne France Lleshi i Rames.

Nderkohe ne Parlamentet e te dy ketyre vendeve eshte propozuar rivendosja e vizave me Shqiperine...”.

Kujtojmë që në një konferencë të përbashkët të zhvilluar në Tiranë me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ministri holandez, Ferdinand Grapperhaus me 28 mars komentoi dhe dorëzimin e mandateve nga opozita.

“Protestat janë një element i rëndësishëm i demokracisë. Në të gjithë botën njerëzit dalin në rrugë për të protestuar. Më vjen keq që ka pasur raste dhunë në Shqipëri.

Më vjen keq që opozita ka marrë vendimin të djegë mandatet. Dalja nga Kuvendi nuk është mënyrë për zgjidhjen e problemeve në mënyrë demokratike. Kuvendi është forumi ku duhet trajtuar çështjet kritike për vendin dhe është baza, themeli i cdo demokracie”, tha ministri Grapperhaus.

Të fundit