Flash News

KRYESORE

Takon edhe Albin Kurtin, djali i George Soros, i entuziazmuar: Takim i shkëlqyer

Djali i miliarderit George Soros, Alex, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryeministrin e ri të Kosovës Albin Kurti.

Ka qenë vetë, zv.drejtori i Shoqërisë së Hapur i cili e ka publikuar lajmin në rrjetet sociale dhe e ka konsideruar si një takim të shkëlqyer. “Takim i shkëlqyer me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”, shkruan Alex Soros.

Kujtojmë se muajt e fundit Alex Soros ka zhvilluar takime thuajse me të gjitëh liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Madje në Tiranë ai ka takuar, jo vetëm kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Erion Veliaj, me të cilët njihet për bashkëpunimin por edhe një takim me presidentin Ilir Meta.

Takimi mes Presidentit dhe  Alex  Sorosit shkaktoi habi të madhe në opinionin publik, për vetë akuzat e rënda që Meta i ka bërë fondacionit të Soros për ndikimin në kapjen e reformës në drejtësi në Shqipëri nga mazhoranca socialiste.

Të fundit