Flash News

KRYESORE

Taksa 100% ndaj Serbisë, Bushati: Nuk do aplikohet nga Shqipëria, por marrëdhënia me serbët kalon nga Kosova

Taksa 100% ndaj Serbisë, Bushati: Nuk do aplikohet nga Shqipëria, por

Ditmir Bushati ka deklaruar se Shqipëria nuk po planifikon që të rrisë me 100% taksat për produktet që vijnë nga Serbia. Ministri i Jashtëm shqiptar tha se Tirana e mbështet vendimin e marrë nga qeveria e Kosovës, për shkak se ky vend përballet me pengesat e vazhdueshme nga Serbia.

“Nuk do të aplikohet në Shqipëri. Qeveria shqiptare mbështet politikën e qeverisë së Kosovës përsa i përket aplikimit të taksave ndaj Serbisë, në kushtet specifike në të cilat ndodhemi. Të gjitha vendet e rajonit janë pjesë e CEFTA-s. Nuk është bërë luftë e vogël që Kosova të jetë pjesë e CEFTA-s. Sikundër Serbia në procesin e dialogut që ndërmjetësohet në Bruksel është angazhuar për të mos penguar anëtarësimin e Kosovës në nismat rajonale, të cilën e ka penguar gjithë natën dhe gjithë ditën, si dhe në organizatat ndërkombëtare. Ne jemi në rrethana anormale. Në këto kushte, aplikimi i taksave apo tarifave ndoshta është një rrugë e vetme për të përballuar këtë situatë specifike. Por kjo nuk do të thotë që ju të merrni si interpretim se edhe Shqipëria do të aplikojë të njëjtën taksë”, deklaroi Bushati në emisionin “5 Pyetjet” në Report Tv.

Bushati theksoi se Shqipëria kërkon marrëdhënie të mira me Beogradin, por kjo marrëdhënie kalon nëpërmjet Kosovës dhe jo përmbi saj.

“Jemi të interesuar për të pasur edhe marrëdhënie të mira edhe me Serbinnë, por marrëdhëniet Shqipëri-Serbi kalojnë nëpërmjet Kosovës dhe jo përmbi Kosovës”, tha ministri.

Sa i përket zhbllokimit të linjës së interkonjeksionit midis Shqipërisë dhe Kosovës, Bushati theksoi se nuk e sheh të afërt këtë ditë për shkak të pengesave që vijnë nga Serbia.

http://politiko.al/bashkim-shqiperi-kosove-ditmir-bushati-sqaron-cfare-vendimi-u-mor-ne-peje/

Të fundit