Flash News

KRYESORE

Taksa 100% ndaj Serbisë, Rama: Kush e sheh si vendim ekonomik, gabon

Taksa 100% ndaj Serbisë, Rama: Kush e sheh si vendim ekonomik, gabon

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një reagim politik dhe një vendim irracional tarifimin 100%  të produkteve serbe nga Kosova.

Në mbledhjen e përbashkët mes Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë në Pejë, Rama u shpreh i prerë se ky është një vendim krejt normal në kushte irracionale

“Serbia po bllokon Kosovën duke kërkuar tërheqjen e njohjeve është provokuese dhe shqetësuese. Është një vendim irracional në kushte normale, por krejt normal në kushte irracionaliteti si ato që përvijon qasja e dyfytyrtë e Serbisë. Kush e sheh tarifën 100 përqind si vendim ekonomik, gabon. Jo, tarifa 100 përqind është reagim politik. Ndaj ekseseve të vazhdueshme të një sjelljeje supermatiste të Serbisë ndaj Kosovës”, u shpreh Rama, ndërsa tregon edhe bisedën me ministrin e Kosovës, kur deri në 02.00 të natës i kërkonin të hiqnin fjalën “republikë e Kosovës” nga fjalimi i tij të nesërme.

“Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale të qeverisë të Kosovës më tregonte mbrëmë sesi në Beograd deri në 2 të natës me anë të të dërguarve të Europës i kërkonin të hiqte fjalën Republika e Kosovës nga fjalimi që do mbante të nesërmen në një mbledhje të përbashkët ku edhe Kosova ishte e pranishme me vullnetin e mirë për të nënshkruar një deklaratë të përbashkët në rrugën e pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal.

What the f*ck do thuhej në gjuhën e Parlamentit Europian”, u shpreh Rama.

Të fundit