Flash News

KRYESORE

Taksa/ Deputeti i partisë së Haradinajt kritika Ramës: Ka kohë që je në rrugën e gabuar

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se ishin nën dinjitetin e një kryeministri.

Sipas tij, Edi Rama ka të drejtë të flasë për Kosovën, por jo duke eklipsuar dhe hedhur vrerë ndaj kryeministrit të një vendi sovran, si Kosova.

"Nese Edi Rama do qe vertete te flase e ta ndihmoje Kosoven, duhet te mos marre ane, jo vetem ne relacionin ndermjet Kosoves e Serbise, por as brendaperbrenda Kosoves, siç ne nuk po marrim anë ne perplasjen e madhe politike ne Tirane!", shkruan deputeti i partise se Haradinajt.

Rama në përgjigje të deklaratave të Haradinajt, u shpreh se nuk i ka bërë presione për të hequr taksën ne Samitin e Berlinit ne prani te kancelares Angela Merkl dhe presidentit Emanuel Makron.

Statusi i plotë:

Deklarata e Edi Rames, nen dinjitetin e nje kryeministri

Nuk i jap te drejte vetes per te komentuar se cfare ka ndodhur ne Berlin, por loja me fjale e Edi Rames per mohimin se ai nuk i paska kerkuar Ramush Haradinajt heqjen e takses, por ia paska sugjeruar ne dy raste pezullimin e saj, eshte neveritese dhe nen diniitetin e nje kryeministri.

Aq me teper kur ne katrahuren gjuhesore te tij, i pervijohet edhe fjala genjeshter, ani se ne te njejtin shkrim te tij, edhe vet e pranon se ne dy raste i paska sigjeruar Haradinajt ta pranoje kerkesen per pezullimin e takses!

Pse si e paska konceptuar Edi Rama sugjerimin per pezullimin e takses!? Mbeshtetje jo se jo!! Nderkaq sugjerimi, per ne ne Kosoves, nuk eshte hiç me pak se kërkese!

Edi Rames nuk ia heq dot kush te drejten te flase per Kosoven, por kjo nuk do te thot se ai mund ta eklipsoje deshtimin e politikes se tij, duke vjellur vner ndaj vendimi sovran të Qeverise e të Kryeministrit të Kosovës!

Nese Edi Rama do qe vertete te flase e ta ndihmoje Kosoven, duhet te mos marre ane, jo vetem ne relacionin ndermjet Kosoves e Serbise, por as brendaperbrenda Kosoves, siç ne nuk po marrim anë ne perplasjen e madhe politike ne Tirane!

“Gojet e keqija”po flasin se Edi Rama, jo vetem se ka marre ane, por ka kohe qe eshte ne anen e gabuar!

Të fundit