Flash News

KRYESORE

Taksa e “Rrugës së Kombit”, deputeti i LSI bën thirrje: Mos e paguani, jeni në të drejtën tuaj

Taksa e “Rrugës së Kombit”, deputeti i LSI bën

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, njëherësh edhe deputet i kuvendit, Petrit Vasili apelon të gjithë qytetarët shqiptarë dhe ata të Kosovës që të mos e paguajnë taksën e re të “Rrugës së Kombit” që shkon nga 5-10 euro për çdo automjet që kalon.

Përmes një statusi në facebook, Vasili shkruan se këtë taksë duhet ta paguajë vetë qeveria pasi sipas tij koncesionin e rrugës së Kombit e ka miratuar qeveria e koncesioneve të pista.

“Refuzojeni ta paguani taksën për rrugën e kombit, le ta paguajë vetë qeveria. Koncesionin e rrugës së Kombit e ka miratuar qeveria e koncesioneve të pista.

Qytetarët nuk kanë taksirat të paguajnë taksa për të kaluar në një rrugë ku e kanë dhënë boll kontribut me taksat e tyre për ndërtimin e saj.

Qeveria ta paguajë vetë këtë taksë, se qytetarët e kanë përmbushur tashmë, me të tepërt bile detyrimin e tyre.

Qeveria ka dhënë qindra milion euro koncesione në shëndetësi e gjithandej, le ti anulojë ato dhe le të financojë mirëmbajtjen e rrugës së kombit.

Qytetarët që udhëtojnë drejt verilindjes kryesisht vëllezërit nga Kosova janë të dënuar të paguajnë për të ardhur në Shqipëri sepse qeveria e kryeministrit vjedh.

Refuzojeni ta paguani këtë takse të pisët jeni në të drejtën tuaj”, shkruan Vasili në reagimin e tij të parë lidhur me këtë çështje.

Të fundit