Flash News

KRYESORE

Taksa e Rrugës së Kombit, ministri: Banorët dhe transporti publik do ta kenë falas

Taksa e Rrugës së Kombit, ministri: Banorët dhe transporti publik

Një lajm i mirë vjen më në fund për banorët e Kukësit dhe shoferët e transportit të përditshëm.

Rruga e Kombit do të jetë pa tarifë për këtë kategori personash dhe nuk do të preken nga tarifa prej 5-22 euro, në varësi të automjetit që kalon.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri e konfirmoi mbrëmë gjatë emisionit ‘Repolitix’ në Report Tv.

“Për banorët e Kukësit që përdorin transportin publik nuk do të preken nga tarifat. Për banorët me mjete private do të ketë tarifë të reduktuar të arsyeshme. Për qytetarët e tjera shqiptarë, shqiptarët e Kosovës dhe qytetarët e vendeve të tjera nuk do të ndryshojë tarifa, 5 euro. Jemi në negociata me kompaninë dhe banorët e Kukësit dhe para verës do të vendoset në fuqi tarifa.  Tarifa nuk do të ndikojë në uljen e pushuesve nga Kosova”, u shpreh Gjiknuri.

Tarifa e Rrugës së Kombit u kundërshtua nga banorët e Kukësit dhe më 31 mars ata protestuan pranë sporteleve në hyrje të Kalimashit. Pas konfrontimeve me policinë dhe djegien e sporteleve, 23 prej tyre u arrestuan, ndërsa aktualisht vetëm 11 protestues vazhdojnë të jenë në qeli në ”arrest me burg”.

Të fundit