Flash News

KRYESORE

Taksa e Rrugës së Kombit, si po abuzohet me kursin e këmbimit valutor

Prej 17 shtatorit rinisi aplikimi i taksës për çdo kalim në Rrugën e Kombit. Çdo përdorues i segmentit  paguan aktualisht një shumë 5 eurosh ose 660 lekësh për çdo kalim, ndërsa për banorët e qarkut të Kukësit aplikohet tarifa prej 100 lekësh.

Megjithatë, pavarësisht se zyrtarisht është sqaruar se çdo kalim në këtë segment kushton 5 euro, vihet re një abuzim i hapur me përllogaritjet e kursit të këmbimit, për ata që paguajnë në lekë.

Siç duket edhe nga kjo faturë, një kalim kushton 660 lekë nëse e llogarisim me euro në vlerën 132. Ndërkohë, aktualisht në tregun valutor, euro këmbehet me 126.41, duke i’u referuar edhe të dhënave aktuale të Bankës së Shqipërisë.

Pra, me një llogari të thjeshtë matematikore, për çdo kalim, koncesionari i Shefqet Kastratit që parashikon tarifë për mirëmbajtjen e rrugës, u merr udhëtarëve rreth 30 lekë më tepër. Kjo, nëse e llogarisim shumën 5 euro me 126.41 për çdo kalim, qytetari duhet të paguajë 632.05 lekë.

Shqiptarëve dhe udhëtarëve nga Kosova e më gjerë u merret një tarifë mirëmbajtjeje në formë abuzive edhe në përllogaritjen e kursit të këmbimit dhe duke mos dashur të jenë aktual me tregun. 30 lekë mund të duket një shumë e papërfillshme, por imagjinoni sa para janë për mijëra automjete që kalojnë çdo ditë në Rrugën e Kombit.

Të fundit