Flash News

KRYESORE

Taksa e “Rrugës së Kombit”, vjen reagimi i parë nga Kosova: Politikë e pamenduar, po na dëmton projektet

Duke nisur nga dita e sotme, koncesionari për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit ka nisur testimin e sistemit TOLL-it për taksën e re që duhet të paguajnë shoferët për çdo kalim në këtë aks nacional.

Mirëpo, ky fakt ka ngjallë reagimin e jo vetëm qytetarëve, por edhe përfaqësueseve të partive politike në Shqipëri, tashmë edhe në Kosovë.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fidan Rekaliu e cilëson të panevojshme koston e re, që duhet të paguajnë qytetarët për çdo kalim nga Rruga e Kombit, sidomos gjatë verës, ku kosovarët janë turistët më të shumtë në numër që frekuentojnë bregdetin e Shqipërisë.   

Përmes një reagimi në facebook, Rekaliu i kërkon qeverisë së Kosovës që të ndërhyjë dhe të gjejë një një zgjidhje tjetër për këtë çështje.

“Është e qartë se taksa rrugore e vendosur për automjetet që do të udhëtojnë nga Kosova në Shqipëri, është e lartë, jo proporcionale dhe prodhon kosto të panevojshme për bizneset e sidomos familjet kosovare që kanë frekuencë të lartë në bregdetin shqiptar.

Qeveria e Kosovës, Ministria e Infrastrukturës, duhet të vendos kontaktet dhe të zhvillojë negociatat me Qeverinë e Shqipërisë për të arritur zgjidhje të pranueshme dhe të përballueshme për qytetarët e Kosovës. Në të kundërtën, një politikë e tillë e pa menduar dëmton rëndë përpjekjet për të fuqizuar shkëmbimet ekonomike, tregtare, arsimore, kulturore, sportive si interes i deklaruar strategjik nga të dy qeveritë”, shkruan deputeti i Kosovës.

Taksimi pritet të nisë nga data 15 prill 2018. 

Të fundit