Flash News

KRYESORE

Taksa Haradinaj përçan LDK-VV, Hoti: Më parë prishet qeveria, se miqësia me SHBA

Taksa Haradinaj përçan LDK-VV, Hoti: Më parë prishet

Koalicioni qeverisës në Kosovë vijon të ketë qëndrime të kundërta në lidhur me heqjen e taksës ndaj mallrave serbe. Avdullah Hoti, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale u shpreh se qeveria duhet të mblidhet për të hequr taksën, pasi sipas tij po e dëmton Kosovën. “Qeveria duhet të mblidhet për të hequr taksën. Nuk mund të mbesim peng të një vendimi që ka qenë i domosdoshëm, por tash po e dëmton Kosovën”, shkruan Hoti.

Gjithashtu Hoti shkruan se “miqësia e përhershme me SHBA nuk cenohet. Ne e garntojmë këtë miqësi”. Duke shtuar se: “Nuk është interes i qytetarëve të Kosovës të prishet kjo miqësi, që solli paqen në Ballkan dhe lirinë e pavarësinë për shqiptarët. Nëse dëmtohet miqësia me SHBA, dëmtohet shtetësia e Kosovës, të cilën gjë nuk lejojmë të ndodhë. Prandaj, me përpara prishet Qeveria, se miqësia me SHBA”, shkruan Hoti duke i dërguar një mesazh të qartë Albin Kurtit.

Të fundit