Flash News

KRYESORE

Taksa në Rrugën e Kombit/ Cilat janë vendet europiane pa tarifa dhe pse maqedonasit paguajnë 10 x më pak se shqiptarët

Që prej të hënës së 17 shtatorit në Rrugën e Kombit është vendosur pikëkalimi me pagesë për të gjithë automjetet e kategorive të ndryshme. Koncesioni i është dhënë ‘Albanian Higway Consessions’ pas së cilës janë dy ndër kompanitë më të mëdha në vend ‘Kastrati’ dhe ‘Salillari’.

Tarifa u vendos fillimisht në mars, por pas protestave të fuqishme të banorëve të Kukësit qeveria u tërhoq. Gjashtë muaj më pas pikëkalimi me pagesë u rihap kësaj radhe me çmime të reduktuara për banorët e zonës së Kukësit.

Udhëtarët e tjerë nga Kosova, apo nga rrethet e tjera të Shqipërisë, në bazë të automjetit që drejtojnë do të paguajnë nga 2.5 (motorët) deri në 22.6 euro (kamionët). Po si qëndrojnë këto çmime në krahasim me vende të tjera të rajonit? Në një kërkim në tolls.eu që liston tarifat (tolls) në të gjitha vendet e Europës, krahasimi më i ndershëm është me Maqedoninë, një vend fqinj i ngjashëm apo ekonomikisht pak më ‘në gjendje’ se Shqipëria.

Në tabelën më poshtë do të shihni se çmimet e vedosura në pikëkalimin e Kalimashit janë disa herë më të larta se ato në autostradën që të fut në Shkup në kryeqytetin e Maqedonisë.

Gjithashtu në eutolls është edhe një listë e vendeve që nuk aplikojnë fare tarifa kalimi në rrugët e tyre. Në listë gjenden që nga vendet e vogla por të pasura si Andora dhe Vatikanit, vende me ekonomi të zhvilluar dhe përparim të lartë teknologjik si Finlanda, apo dhe ‘të ngjashmit’ tanë si Kosova dhe Ukraina.

Tabela e tarifave për Shqipërinë dhe Maqedoninë:

Vendet që nuk kanë tarifa për rrugët:

Andora

Estonia

Finlanda

Islanda

Kosova

Qipro

Litenshtejn

Luksemburg

Malta

Monako

San Marino

Ukraina

Vatikani

 

Të fundit