Flash News

KRYESORE

Taksa në ‘Rrugën e Kombit’, deputeti i PD: Shqiptarët nën presionin e morsës që shtrëngohet nga Vuçiç dhe Rama

Taksa në ‘Rrugën e Kombit’, deputeti i PD: Shqiptarët

Deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi denoncon diferencimin e qytetarëve të veriut nga kryeministri Edi Rama në përdorimin e ‘Rrugës së Kombit’. Gurakuqi thekson se kjo rrugë është edhe e Mirditës, Pukës, Shkodrës, Lezhës dhe e vetmja nyje ndërlidhëse e popullit të Kosovës me tregun e Adriatikut.

Deputeti thotë se “ky arter nuk mund të mbyllet nga trashëgimtarët e përçarësve komunistë të Kombit.”

Sipas Gurakuqit, “qytetarët e Kosovës gjenden të vendosur nën presionin e morsës, që në Verilindje shtrëngohet në Mitrovicë nga Vuçiçi, ndërsa në Jugperëndim, në Kalimash, nga dora e mikut të tij, Edi Ramës.”

Reagimi i Romeo Gurakuqit:

Rruga e Kombit serish nen shenjestren e Gegofobeve hajdute te Tiranes zyrtare.

I derrmuar prej djelmnise se Lumes, Hasit dhe Malesise se Gjakoves, udheheqesi i Kmereve te Bllokut ka nderruar metode: ka menduar te beje nje diferencim percares mes qytetareve te Veriut, te diskriminuar qartazi nga qeveria socialiste ne pese vitet e tyre te mbrapshta.

Por ai duhet te detyrohet te kuptoje se Rruga e Kombit eshte edhe e Mirdites, e Pukes, e Shkodres dhe e Lezhes, eshte e vetmja nyje rrugore nderlidhese e popullit te Kosoves me tregun Adriatikas, eshte arteri themelor qe lidhe plotesisht Gegnine me Toskerine. Ky arter nuk mund te mbyllet nga trashegimtaret e percaresve komuniste te Kombit.

Qytetaret e Kosoves gjenden tanime te vendosur nen presionin e morses, qe ne Verilindje shterngohet ne Mitrovice nga Vucici, ndersa ne Jugperendim, ne Kalimash, nga dora e mikut te tij, Edi Rames dhe 40 hajduteve qe e mbeshtesin regjimin eksperimental socialist.

31 marsi 2018 atij nuk i mjaftoi per te mbajtur duart larg shfrytezimit deri ne palce te Veriut dhe ngritjes serishmi te barrieres penguese te nje populli qe sapo perjetoi bashkimin e vertete nacional.

Ai sic duket nuk ka zene mend dhe kerkon tanime te marre nje mesim te dyte nga Mirdita, Shkodra dhe Kosova, te cilave Luma besoj se nuk do t’i ndahet.

Të fundit