Flash News

KRYESORE

Taksa për importet nga Serbia, vendimi i Qeverisë së Kosovës mbështetet masivisht nga bizneset dhe shoqatat

Taksa për importet nga Serbia, vendimi i Qeverisë së Kosovës

Ndonëse nga Brukseli erdhën deklarata kritike, në Kosovë vendimi i qeverisë për të rritur me 10 taksat për importet që vijnë nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina, po mbështetet në mënyrë masive.

Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe Klubit të Prodhuesve e kanë mirëpritur këtë vendim duke theksuar se do të ndihmojë në riorientim ekonomik.

Shoqata e fermerëve e mirëpret gjithashtu rritjen e taksës, pasi kjo kategori ka vuajtur prej vitesh nga tregtia e padrejtë me këto dy shtete. “Viteve të fundit, për shkak të importit të pakontrolluar të qumështit dhe prodhimeve të tij, si dhe ndikimit të vajit të palmës, anëtarët e shoqatës sonë na kanë njoftuar vazhdimisht për ulje të numrit të krerëve të lopëve, andaj ne e falënderojmë Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për këtë vendim si dhe e inkurajojmë për vendime të ngjashme edhe në drejtim të vajit të palmës”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, ish-ministrja e e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila ka qenë edhe më radikale në qëndrim duke kërkuar mbylljen e plotë të kufirit për mallrat që vijnë nga Serbia. Kusari-Lila theksoi se Prishtinës do i bëhet presion i fuqishëm nga Brukseli për heqjen e taksës, por kërkoi që qeveria të vendosë kushte për heqjen e saj.

Taksa për mallrat që vinin nga Serbia ishte 1%, ndërkohë që ditën e djeshme, qeveria në Prishitinë vendosi ta rrisë taksën në 11%. Zv/kryeministri Enver Hoxhaj e konsideroi këtë vendim si masë reciproke ndaj veprimeve të Beogradit që kanë për qëllim të godasin shtetësinë e Kosovës.

Të fundit