Flash News

KRYESORE

Taksa për Rrugën e Kombit, Stresi i drejtohet Ramës: Ti dhe kabineti yt i keni orët e numëruara

Taksa e vendosur nga kryeministri Edi Rama për Rrugën e Kombit, ka ngjallur reagim edhe tek reperi i njohur Stresi, i cili nëpërmjet një postimi në rrjete sociale është shprehur i revoltuar ndaj kryeministrit, duke theksuar se populli nuk do dorëzohet para tij.

 “Ti të ha m.... o zoti kryeministër! Jam një djalë që kam lindur në internim dhe jam në një familje që kemi luftuar për liri gjithë jetën tonë dhe kemi dëshmorë në shtëpinë tonë . Nuk do dorëzohemi para teje e para shtetit tënd . Mos e përdor policinë kundra nesh sepse dhe ata janë djem nënash si ne dhe janë gjynah, por s’kanë çfarë të bëjnë dhe ata të shkretët, dikush duhet ta bëj detyrën e shtetit . I keni orët e numëruara ti bashkë me kabinetin tënd, një kabinet perversësh dhe një kabinet orgjish . Me respekt Arkimed Lushaj i betuar kundra këtij shteti , ndërsa ju që shitët votën për 50 mij lek mbani pasojat”, ka shkruar ai në ‘Instagram’.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme u organizua një protestë nga qytetarët e Kukësit, ku u shkatërruan dhe u dogjën sportelet ku kryhej pagesa.

Të fundit