Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në zonën e Kombinatit në kryeqytet.
Sipas qytetarëve dëshmitarë në vendngjarje një qytetare rreth të 30-ve ka qenë duke kaluar semaforin me të kuq dhe taksia ka ardhur me shpejtësi të madhe, pa pasur mundësi të ndalojë.
JOQ.al raporton se ambulanca është vonuar më shumë se 15 minuta, ndërkohe qytetarja është dërguar në gjendje të rëndë.
“Ka prerë rrugën me semafor të kuq, personi i aksidentuar. Ngjarja te rruga e re pa vajtur në Kombinat. Taksia me shpejtësi në momentin që semafori është bërë jeshil. Policia nuk kishte ç’të bënte dhe pse erdhi direkt, por e shikonin si po jepte shpirt. Ajo po dridhej. Jam munduar të kap videon fshehtas, kurse ambulanca ka vonuar deri në 15 minuta”, – shkruan qytetari.