Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Nëse rrugët formësojnë historinë (qeverisëse) e Sali Berishës; atë të Edi Ramës e formësojnë qendrat e qyteteve; e ashtuquajtura 'Rilindja urbane'. Nuk mund të mos habitesh nga kjo 'përzgjedhje' e dy njerëzve që kanë qeverisur Shqipërinë në dekadën e fundit, kur kujton tipologjinë që ata bartin: Berisha është 'alpini' dhe Rama 'urbani'. Gjë që të çon te pritshmëria që, njëri të jetë 'introverti' dhe tjetri 'ekstroverti'* (shih shpjegimin në fund).
Megjithatë, ata veprojnë përkundër tipologjivetë tyre të hamendësuara. Berisha e shpërthen 'kufizimin' e vet të malësorit dhe kërkon që ta lidhë Shqipërinë me Shqipërine, me vetveten, me rajonin dhe me botën. Shenjë e kësaj janë rrugët.
Rama, përkundër kësaj, zgjedh skemën e introvertit duke u dhënë, jo pas hapjes dhe lirisë që shëmbëllen rruga, por drejt rrathëve të mbyllur që janë qendrat e qyteteve. Në të gjitha rastet, ai e shpërfill gjatësinë dhe gjerësinë duke bërë monadë të krijimit të vet rrethin apo kuadratin. Edhe pse brenda kësaj gjeometrie ka simetri, estetikë apo edhe një lloj etike urbane të të jetuarit, sipas një parimi që sheh nga e bukura, ajo është kufizuese.
Ekstroverti bëhet introvert dhe introverti bëhet ekstrovert nëpërmjet politikës apo si qëllim politik. Këtu qëndron ndryshimi (një ndër) mes Berishës dhe Ramës. I pari i don njerëzit, ndërsa i dyti don që njerëzit të jetojnë sipas një parimi të zgjedhur prej tij.
Nëse i ndan ky parim, Berishën dhe Ramën i ndan edhe një rrugë. Ajo e Kombit. Kur Berisha e skajoi si ide dhe iu vu ndërtimit të saj, duke bërë edhe një premtim poetik "do ta ndërtojmë edhe po të na duhet të shesim bizhutë e grave tona", Rama kërkonte shtigje për të forcuar shtyllën kurrizore politike si shef i opozitës.
Për të ardhur deri te fushata e ethshme e 2013, ku Berisha vinte me Asfaltimin e Shqipërisë, ndërsa Rama, veç të tjerash, edhe si anti-heroi i rrugës. "Rrugë, rrugë, rrugë', përsëriste ai duke tingëlluar si një Fitnete Tudë në një festival sloganësh jomelankolikë. "Njerëzit nuk hanë rrugë', ishte një tjetër shprehje që ngjiti si çamçakiz në asfalt në verën e ashpër të 2013.
Historia po e provon gabim. Rrugët hahen dhe, siç po del, kanë shijen e hatshme të tre P-ve. Partneriteti Publik Privat. Rama shef opozite, i shndërruar në Kryeministër, e ka dhënë me koncension Rrugën e Kombit (rrugë, rrugë, rrugë... kush ha rrugë), një vendim që ka ndeshur në rezistencë. Emri i tij do të lidhet me Rrugën e Kombit si taksidari i saj. Kjo ia rrëzon edhe ligjëratën politike të abuzimeve me arkën e shtetit (koha e Berishës dhe Bashës) për të ndërtuar një rrugë 'që nuk hahej'.
Megjithatë, nuk na duhet e shkuara për të përligjur të tashmen. Aktualja, si asfalt i ngjitur mirë, nuk mund të kundërshtohet nga imagjinarja. Kryeministri, luftën imagjinare kundër rrugëve e ka kthyer në nëj aktualitet demotivues ekonomik.
Duke taksuar Rrugën e Kombit ai kryen një demotivim social dhe ekonomik të Kukësit, i cili është kthyer në një lagje të Londrës, jo nga progresi, por për nga numri i banorëve të ikur, apo që bëjnë çmos për të kapur Britaninë.
Ai ndëshkon, jo vetëm tregtinë me Kosovën, fqinjin dhe shtetin e dytë shqiptar, por edhe retorikën patriotike, të cilën ai vetë e përdor shpesh. Në vizitën e fundit në Kosovë, Rama ofroi për përdorim publik metaforën e një Presidenti të Kombit dhe, një muaj më vonë, i pret qafën Mbretit të Përbashkët të shqiptarëve që është Rruga e Kombit. A është këshilluar kryeministri, kombëtarisht, me homologët kosovarë për një taksim të përbashkët? Ky do të kishte qenë një rast i mirë që retorika të ishte shndërruar në përvojë dhe Kombi të ecte i bashkuar në Rrugën e vet.
Ngushëllimi është aty i ftohtë: të kërkosh Rilindje Kombëtare nga 'urbanë introvertë' është të qesësh fall në hi.
Taksa dhe PPP.
*Termat 'introvert' dhe 'ekstrovert' i përkasin psikologut Karl Jung. Introvert është një person që humb energji kur është me të tjerët, ndërsa ekstrovert është dikush që merr energji kur është me të tjerët. Në editorial termat janë përdorur për të simbolizuar një sjellje politike apo qeverisëse që shenjohet nga 'rruga' dhe 'qendra' e qytetit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38