Flash News

KRYESORE

"Taksimi Rama zbrazi xhepat e shqiptarëve”, Basha: Raporti i FMN mbështet atë që PD do bëjë realitet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komenton raportin e fundit të FMN-së, që sipas tij mbështet atë që PD do bëjë realitet: taksimin e thjeshtë dhe transparent.

"Taksimi Rama" zbrazi xhepat e shqiptarëve, rriti çmimet, uli fuqinë blerëse, falimentoi bizneset dhe solli shkatërrimin e ekonomisë në çdo hallkë të saj. Raporti i FMN mbështet atë që PD do bëjë realitet: taksimin e thjeshtë dhe transparent.

Taksa e sheshtë 9% dhe plani ynë ekonomik do të inkurajojë investimet e brendshme dhe të huaja, do të nxisë punësimin dhe do të rrisë fuqinë blerëse. Shqipëria në punë, mirëqenia për shumicën dhe jo një pakicë, do të jetë realitet i prekshëm për të gjithë!”, shkruan Basha në rrjetet sociale.

Të fundit