Flash News

KRYESORE

Talat Xhaferi zgjidhet sërish në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Talat Xhaferi zgjidhet sërish në krye të Parlamentit të

Talat Xhaferi është zgjedhur sërish si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, me një shumicë prej 62 votash pro.

Kështu, Parlamenti i Maqedonisë së Veriut do të drejtohet edhe për 4 vitet e ardhshme nga një shqiptar, një ngjarje historike pasi për herë të dytë radhazi, apo praktikisht tashmë për 8 vite.

Xhaferi u votua nga 62 deputetë nga 120 deputetë që ka gjithsej Parlamenti, megjithëse në sallë ishin të pranishëm vetëm 105 prej tyre.

Kujtojmë se Xhaferi vjen nga radhët e partisë shqiptare të BDI-së dhe ka drejtuar Parlamentin maqedonas edhe mandatin e shkuar të Parlamenti, i cili u ndërpre për shkak të shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme.

Zoran Zaev dha dorëheqjen si kryeministër pasi vendi dështoi hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian bashkë me Shqipërinë për shkak të vetos të Presidentit të Francës, Manuel Macron, vjeshtën e shkuar.

Të fundit