Flash News

KRYESORE

Talebanët letër të hapur Trump: Tërheqja e trupave nga Afganistani i jep fund një lufte të trashëguar

Talebanët letër të hapur Trump: Tërheqja e trupave nga

Talebanët i kërkojnë Trump tërheqjen e trupave nga Afganistani. Nëpërmjet një letre të hapur drejtuar presidentit Donald Trump, ata bëjnë thirrje të heqë dorë nga lufta në territorin afgan.

“Përvojat e mëparshme kanë treguar se shtimi i trupave në Afganistan nuk do të ketë rezultat tjetër, përveç shkatërrimit të mëtejmë të ushtrisë amerikane dhe ekonomisë së saj”, është thënë në letrën që u është dërguar gazetarëve.

Letra e cila mban autorësinë e zëdhënësit të talebnëve ,Zabihullah Mujahid, thotë se tërheqja e trupave amerikane, do të sillte “fundin e një lufte të trashëguar”.

Gjithashtu në letër është kërkuar edhe rishikimi i strategjisë amerikane në Afganistan.

Mediat amerikane më herët kanë raportuat se Mattis kishte rekomanduar dërgimin e 4 mijë trupave të tjerë amerikan në Afganistan, por ende nuk është miratuar asgjë nga ana e Trump.

Të fundit