Flash News

KRYESORE

Talenti i tij u zbulua nga Tare, United gati 90 milionë euro për futbollistin e Lazios

Talenti i tij u zbulua nga Tare, United gati 90 milionë euro për

Futbollisti i Lazios, Milikoviç-Saviç, i cili u zbulua nga drejtori sportiv Igli Tare, do të transferohet tek Manchester United për 90 milionë euro.

Sipas “The Sun”, për 23-vjeçarin serb bisedimet kanë nisur që javën e kaluar, por ato janë mbajtur në fshehtësi dhe vetëm sot mediat britanike kane zbuluar për marrëveshjen, e cila do të zyrtarizohet pas përfundimit të kampionatit.

Milionkovic-Saviç, i cili ka shënuar 13 gola këtë sezon, pritet të bëhet blerja e dytë më e shtrenjtë e historisë së ‘Premier League’ pas Paul Pogba.

Të fundit