Flash News

KRYESORE

Talenti i zbuluar nga deputetit i PS prezantohet tek Skënderbeu, kontratë 3-vjeçare me pagë nën mesatare

Talenti i zbuluar nga deputetit i PS prezantohet tek Skënderbeu,

Klubi i Skënderbeut ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit palestinez, Mohammad El-Kayed me të cilin ka firmosur një kontratë 3-vjeçare.

“Mohammad El-Kayed, 21 vjeç, me nënshtetësi Suedeze është pjesë e ekipit përfaqësues under 23 të Palestinës luan si mesfushor organizator por në karrierë ka provuar të luajë dhe në krah si dhe në majë të sulmit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Interesant është fakti se El-Kayed iu sugjerua drejtuesve korçar nga deputetit i Partisë Socialiste, Fidel Ylli, i cili pati rolin e ndërmjetësit në këtë transferim.

“Dëshiroj të falënderoj Fidel Yllin që më rekomandoi te Haris Fakiç [drejtor sportiv i Skënderbeut], që të më shikonte dhe të më zbulonte. Falenderoj padiskutim Harisin gjithashtu, agjentin tim Nima Eil dhe familjen time”, ka pohuar El-Kajed në një intervistë dhe për ‘Korça Sot’ disa ditë më parë.

Shanset që 21-vjeçari të aktivizohet si titullarë janë të pakta pasi mesfusha e Skënderbeut është pothuajse e kompletuar me lojtarë me eksperiencë, si: Gjergj Muzaka, Emiljano Vila, Bakari Nimaga dhe Bruno Dita.

El-Kayed pritet të marrë një pagë prej 1200 eurosh, e cila është një pagë e ulët krahasuar me përfitimet e senatorëve, si: Marko Radas, Kristi Vangjeli apo Ardit Hoxhaj.

Të fundit