Flash News

KRYESORE

“Tallagjare që s’i ndahet tjetrit”, Vokshi i përgjigjet Dakos:Shantazhi në emër të ligjit, karakteristikë e kësaj rrace politikanësh

Kanë vazhduar replikat mes deputetes demokrate Albana Vokshi dhe kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako. Vokshi shkroi në Facebook se Dako duhet të arrestohet dhe se dosja 339 bërtet shumë fortë. I menjëhershëm qe reagimi i Dakos, i cili e quajti  “tallagjare që s’i ndahet tjetrit”, duke e paralajmëruar me padi në Gjykatë.

Por Vokshi ka reaguar sërish, duke e konsideruar shantazh në emër të ligjit reagimin e Dakos. “Mirë mua do më cosh në gjyq, po dosjes hetimore "339" cfarë do t'i bësh??”, ngre pyetjen Vokshi.

Reagimi i Albana Vokshit:

E folura me kode dhe intimidimi verbal I z. Dako është një tregues shumë I rëndësishëm. Në të njëjtën mënyrë kundërpërgjigjeshin ndaj atyre që thonin fakte e të vërtetat, politikanët që rezultuan të lidhur me mafian në shtetin Italian, ku z. Dako ka qenë emigrant dikur.

Vulgu I koduar dhe shantazhi në emër të ligjit, janë dy karakteristika të kësaj rrace politikanësh.

Kjo është replika ime e fundit.

Kam vetëm një pyetje për z. Dako:

Mirë mua do më cosh në gjyq, po dosjes hetimore "339" cfarë do t'i bësh??

Të fundit