Flash News

KRYESORE

Tamara që përfaqësoi Maqedoninë e Veriut në Eurovizion do të konkurrojë nesër në 'Kënga Magjike'

Tamara që përfaqësoi Maqedoninë e Veriut në Eurovizion
Me siguri në edicionin e kaluar të Eurovizion e keni fiksuar emrin e Tamara Todevska, e cila përfaqësoi Maqedoninë e Veriut në Eurovizion 2019. Balada e saj ishte ndër më të pëlqyerat dhe kënga e saj u votua shumë edhe nga shtetet e huaja duke e bërë kështu pretendente për çmimin e parë. Kënga "Proud" e kompozuar nga Darko Dimitrov i dha asaj njohje edhe në Shqipëri pasi Darko ka kompozuar shumë këngë dhe të artistëve shqiptarë. Kompozitori shqiptar i Maqedonisë, ka përgatitur sërish një tjetër material për Tamarën. Këngën "Monster" e cila do të jetë konkurruese në "Kënga Magjike 2019". Kjo është një këngë që i dedikohet dashurisë dhe një baladë e fuqishme. Një pjesë shumë të shkurtër e ka publikuar vetë këngëtarja në profilin e saj në Instagram.
Gjithashtu, më vonë ka hedhur një foto në zyrën e kreut të bashkisë së Tiranës, me Veliajn, Ardit Gjebrenë e Darko Dimitrov.
 
View this post on Instagram
 

Amazing time with the mayor of Tirana, @erionveliaj Thank you for inviting us❤️

A post shared by Tamara Todevska (@tamaratodevska) on

Mesa duket këtë vit në "Kënga Magjike" do të jetë një garë e fortë me emra të mëdhenj të muzikës shqiptare dhe asaj të huaj.

Të fundit