Flash News

KRYESORE

Tani e tepruan, PSG i ofron një rrogë "monstruoze" yllit Mbappe

Tani e tepruan, PSG i ofron një rrogë "monstruoze" yllit

Kylian Mbappe është lojtari të cilin e duan të gjithë. Sipas mediave spanjolle, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është gati t’i plotësojë çdo dëshirë francezit.

PSG e ka kuptuar këtë dhe po bën të njëjtën gjë. Kontrata e 21-vjeçarit me klubin parisien përfundon në verën e vitit 2022 dhe drejtuesit janë gati t’i ofrojnë një rinovim të rrallë.

"El Mundo Deportivo" raporton një pagë neto prej 50 mln eurosh në sezon. Kjo nuk është dëgjuar kurrë më parë në botën e futbollit. Shifra të jashtëzakonshme për një 21-vjeçar, por në Paris e kuptojnë se Mbappe është e tashmja dhe e ardhmja.

Të fundit