Flash News

KRYESORE

Tani edhe Pekini ngjall frikë, Sigmar Gabriel: Një Europë kundër një Kine, ose përçahemi

Tani edhe Pekini ngjall frikë, Sigmar Gabriel: Një Europë

Të rilindim harmonië e Europës, ishte tema kryesore e ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, në fjalimin që mbajti kohët e fundit në Paris. Qëllimi i ministrit gjerman ishte që t’i kujtonte Europës qëllimin e tyre të përbashkët dhe duke parë në këtë mënyrë Kinën si një rrezik për unitetin e Europës.

Gabriel i kërkoi anëtarëve të BE-së që të ndjekin një politikë të përbashkët kundër Kinës për të përballuar fuqinë aziatike.

“Nëse ne nuk zhvillojmë me sukses një strategji të përbashkët kundër Kinës, atëherë Kina do të ketë sukses që ta ndajë Europën” tha ai.

Kina është munduar që kohët e fundit të tërheqë pas vetes vendet e Europës lindore dhe qëndrore me atë që quhet si formati “16+1.” Kjo i jep mundësinë që Kina të diskutojë me këto vende pa ndërhyrjen e vendeve të Europës Perëndimore.

Gabriel kujtoi një shembull, kur vendet anëtare kishin ndaluar BE-në për të mbajtur qëndrime të forta ndaj refuzimit të Kinës për të pranuar një gjykatë ndërkombëtare për të vendosur mbi kërkesat që ata kanë për Detin e Jugut në Kinë.

“Disa anëtare të BE-së nuk duan të aprovojnë kërkesën tonë, sepse ata nuk duan të futen në konflikte me Kinën,” tha Gabriel.

Ndërkohë Pekini nuk është shprehur i kënaqur nga këto fjalë të Sigmar Gabriel.

Jemi të shokuar nga kjo deklaratë,” tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme në Kinë.

“Ne shpresojmë që ai ta sqarojë se çfarë donte të thoshte me “një Europë” dhe nëse ka një konsesus të “një Europe” midis anëtarëve të BE-së,” shtoi në fund zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze.

Të fundit