Flash News

KRYESORE

Tani i kërkon ndihmë për kufijtë; si Albin Kurti sulmone Sali Berishën pak vite më parë

Tani i kërkon ndihmë për kufijtë; si Albin Kurti sulmone

Sali Berisha ka pritur dje në takim Albin Kurtin, kreun e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë. Dy politikanët kanë qëndrime të kundërta për shumë çështje, por duket se kufijtë e Kosovës i kanë bërë bashkë. Kundërshtar i hapur i idesë së ndryshimit të kufijve, ish-kryeministri Berisha ka diskutuar me Kurtin pikërisht për këtë temë.

Por pavarësisht se kjo çështje i ka bashkuar, Albin Kurti jo gjithnjë ka bërë deklarata pozitive për Berishën.

Në shtator të 2014-ës, vetëm një vit pasi Berisha ishte larguar si kryeministër, Kurti e kritikonte për mungesën e demokracisë në Shqipëri.

“S’di ç’të them për Sali Berishën, përveç dallimeve evidente që kemi. Besoj që ai do të mbahet mend në histori për thirrjet e demokracisë, më shumë sesa për ndërtimin e saj”, do shprehej në atë kohë lideri i Vetëvendosjes.

Të fundit