Flash News

KRYESORE

Tani janë baras, "hakmarrja" u krye dhe Meghan e Priyanka janë sërish shoqe

Tani janë baras, "hakmarrja" u krye dhe Meghan e Priyanka
Që nga momenti kur Meghan Markle mungoi tek dasma e aktores Priyanka Chopra përflitet se marrëdhënia mes dy shoqeve të ngushta u prish. Edhe pse aktorja ishte në dasmën e Dukeshës Markle, kjo e fundit nxori shtatzëninë si pretekst për mungesën në dasmën e shoqes se ngushtë me këngëtarin Nick Jonas. Më pas, këto lajme u përforcuan akoma më shumë kur Priyanka mungoi në "baby shower-in" e Meghan Markle, si për t`i kthyer reston mikeshës së saj të ngushtë. Por një  burim tregon për “E!News” se, në fakt ato të dyja janë akoma shoqe dhe flasin gjithë kohës bashkë.

“Të gjitha thashethemet se Priyanka dhe Meghan nuk janë më shoqe, s’janë të vërteta. Ato janë akoma shoqe të ngushta dhe flasin shpesh bashkë. Vetëm sepse Priyanka nuk i shkoi te festa apo Meghan s’arriti t’i shkonte në dasmë, s’do të thotë asgjë për miqësinë e tyre. Janë sërish shoqe të ngushta”, tregon burimi.

Të fundit