Flash News

KRYESORE

“Tani janë ulur 'gjakrat' mes televizioneve”, Arian Çani lë emisionin “Zonë e lirë” për “Zona e Brryllit”

“Tani janë ulur 'gjakrat' mes televizioneve”, Arian

Sigurisht që batutat mes aktorit Rezart Veleshnja, në rolin e Vanit dhe Çanit ishin të shumta, duke bërë që publiku të mbajë “barkun me dorë” nga të qeshurat.

“Kam emocione që vij këtu, pasi për mua është hera e parë që vij këtu, ndërkohë që të shikoj ty çdo të premte të më imitosh mua”, u shpreh Çani, i cili i beri një ftese edhe aktori që të shkonte në emisionin e tij, pasi tani barrierat janë thyer”, tha Çani.

“Nuk e di nëse do të ftoja unë ty të vije në emisionin tim, a do të vije?”, pyet Çani, Vanin e “Zona e Brrylit”.

Ndërsa përgjigja e menjëhershme e aktorit Veleshnja ishte: “Sigurisht mo plak, pse të mos vij, tani janë ulur gjakrat”, thotë ky i fundit, i cili duket se i referohet “luftës” në distancë mes dy televizioneve të njohur.

Në fund, ata u duartrokitën gjatë nga publiku, i cili mesa duket e priti mirë këtë ballafaqim mes tyre.

Arian Çani ‘harron’ debatin me gazetarin Dyrnjaja, shfaqet në emisionin e Top Channel

Të fundit