Flash News

KRYESORE

Tani jo më e panjohur, Tirana është më e preferuar se sa Roma dhe Parisi për t’u vizituar

Tani jo më e panjohur, Tirana është më e preferuar se sa

Tirana është kthyer në një nga destinacionet e preferuara të turistëve në Evropë, madje duke ngjallur më shumë interes se sa qytetet mjaft popullore të botës, Roma dhe Parisi.

Bazuar në të dhënat e raportit të “Post Office Travel Money” dhe “Airbnb”, kryeqyteti shqiptar mban vendin e dytë në listë sa i përket rezervimeve të bëra nga turistët për strehim nëpërmjet platformës Airbnb.

Raporti përfshin të dhënat për 12 muajt e fundit, dhe rendit në krye të listës qytetin Lviv në Ukrainë.

Referuar shkrimit të bërë nga gazeta britanike “Evening Standard” turistët tani preferojënn   të vizitojnë qytete pak të njohura, e që ofrojnë shërbime me çmime të lira.

Në vend të tretë është qyteti polak i Katovicës, pastaj Kosica në Sllokavi, Kaunas në Lituani, Antalia në Turqi, dhe Bari në Itali. Në tri vendet e fundit janë Moska në Rusi, Lisbona në Portugali, dhe Alkmaar në Holandë. Sipas gazetës britanike, pasi një fundjavë për dy persona në kryeqytetin shqiptar kushton rreth 153.43 paund.

Lista

  1. Lviv, Ukrainë - £137.42
  2. Tiranë, Shqipëri - £153.43
  3. Katovicë, Poloni - £191.72
  4. Kosice, Sllovaki - £195.52
  5. Kaunas, Lituani - £236.79
  6. Antalja, Turqi - £245.57
  7. Bari, Itali - £294.38
  8. Moskë, Rusi - £336.26
  9. Lisbonë, Portugali - £378.12
  10. Alkmaar, Holandë - £409.69

Të fundit