Flash News

KRYESORE

“Tani politika mbaroi, fjalën e ka populli”, Kryemadhi pas vendimit për kuksianët: Policët që mbështesin Ramën të llogarisin fundin e tyre

“Tani politika mbaroi, fjalën e ka populli”, Kryemadhi pas

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi doli në një deklaratë për shtyp duke e konsideruar vendimin e Gjykatës së Tiranës për lënien në burg të 11 të arrestuarve të Kukësit, si vdekje të drejtësisë në Shqipëri.

Kryemadhi tha se tashmë ne jetojmë në një shtet policor, i cili ka rënë në duart e një kryeministri hajdut dhe oligarkëve të tij.

“Kryeministri ynë humbi sot përballjen me shtetin e së drejtës. Drejtësia vdiq. Jetojmë tashmë në një shtet policor, prokurorë dhe gjyqtarë janë nën thundrën e policisë. Tashmë me këtë pushtet nuk ka asnjë bashkëveprim civil. Ky vend është në duart e një kryeministri hajdut dhe të bandave kriminale, por ccdo ditë e më shumë po bëhet peng i oligarkëve. Edi Ramën nuk e shpëton dot askush nga revolta e popullit”, deklaroi Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së paralajmëroi edhe ata policë që i shërbejnë Edi Ramës se duhet të llogarisin fundin e karrierës së tyre me fundin e Edi Ramës. Sipas Kryemadhit, tani politika mbaroi, fjalën e ka populli.

“Opozita e bashkuar nuk do e lejojë këtë reprezalje të krimit të veshur me pushtet. Ky frikacak nuk mund ta mbysi një popull të tërë. Ata policë që i shërbejnë pushtetit duhet të llogarisin fundin e karrierës së tyre me fundin e karrierës së Edi Ramës. Po ashtu edhe ata prokuror edhe gjykatës që po u shërbejnë Edi Ramës. Tani politika mbaroi, fjalën e ka populli”, theksoi Kryemadhi.

Të fundit