Flash News

KRYESORE

TAP në rrezik nga Brukseli? Damian Gjiknuri në Uashington për të marrë mbështetje

TAP në rrezik nga Brukseli? Damian Gjiknuri në Uashington për

Gazsjellësi Trans-Adriatik (TAP) mund të jetë në rrezik. Agjencia e lajmeve ‘IBNA’ shkruan se ndërtimi i atij që ai që njihet si Korridori Jugperëndimor mund të zvarritet për shkak të problemeve mjedisore.

Banka Europiane e Investimeve, e cila duhet të kontribuojë me 1.5 miliardë euro në këtë projekt, nuk ka dhënë ende dritën jeshile, por vendimi pritet të merret në orët në vijim. Studimi mjedisor i TAP nuk është kryer ende, ndërkohë kundërshtimit që vjen nga drejtuesit rajonal në Itali i është bashkuar edhe një studim i Komisionit Europian ku rezulton se gjurma e këtij gazsjëllësi që kalon përmes Greqisë, Shqipërisë dhe përfundon në Itali, mund të jetë më e dëmshme se termocentralet me qymyr që pritet të zëvendësohen pas përfundimit të TAP.

Deri më tani, 65% e projektit ka përfunduar dhe parashikohet që në vitin 2019, gazi i Azerbajxhanit të mbërrijë në Europë, duke ulur varësinë nga Rusia. Gjithsesi, punimet nuk kanë nisur ende në Itali.

Ministri shqiptar i Energjisë, Damian Gjiknuri ndodhet sot në Uashington ku është takuar me Koordinatoren për Çështjet Ndërkombëtare të Energjisë në Departamentin Amerikan, Sue Saarnio.

“Sue Saarnio u takua në Uashington me ministrin shqiptar të Energjisë, Damian Gjiknuri, për të diskutuar mbështetjen e përbashkët për Korridorin Jugperëndimor të gazit, një projekt kyç për diversifikimin dhe sigurinë energjitike europiane”, thuhet në një reagim të shkurtër të Departamentit për Burimet Energjitike.

Projekti TAP paraqet një rëndësi strategjike për Shqipërinë, pasi e lidh vendin tonë me tregun europian të gazit dhe krijon mundësinë për lidhjen me gazsjellësin IAP, që përfundon në Kroaci.

Të fundit